- Registration

RREGULLAT E FORUMIT – QELLIMI I EKZISTENCES SE TIJ


Forumi do te sherbeje per nje dhe te vetmen arsye:EDUKIMIN!

Ne forum nuk do te kete debat, tifozeria s’eshte parlament dhe s’eshte parti politike, forumi i Plisave ka me sherbye vec per anetaret e nen-grupeve dhe anetaret tjere qe jane Plisa, qe s’jane pjese e nen-grupeve, por se udheheqja e Plisave i njeh se kush jane. Nuk do te kete debat ne asnje teme. Do te jete vend informimi, shkollimi dhe edukimi per te gjithe anetaret qe nuk kane akoma mentalitet tifozi dhe per te gjithe ata qe duan ta kene ate mentalitet, me kushtet që i përcakton vete grupi, stilin, modelin, animin, me nje fjale “politiken” e grupit – PLISAT!

Ne forum do te jene vetem dy rubrika, tifozeri dhe sport.

- Ne rubriken e tifozerise do te kete tema veq per permiresimin ma te mire te imazhit te Plisave. Do te kete perkthime te teksteve tifozerike nga bota te ilustruara me foto-video. Do te kete opinione nga vetem anetaret Plisa qe i njeh stafi i faqes dhe udheheqja e grupit, qe e kuptojne mentalitetin rrenjesisht.

- Do te jete po ashtu, me vetem nje teme-topic, edhe tema e tifozerise nderkombetare ku lajmet apo ndodhite me te rendesishme do te postohen aty.

- Ne sport, do te perfshihen rezultatet/tabelat e tanishme ku garon cdo sport-klub Prishtina, pastaj statistika dhe histori te cdo sport klub Prishtina. Debati nuk do te lejohet, por vetem komente profesionale sportive te atyre anetareve qe i kane njohurite gati profesionale.

Nuk do te lejohen usera me emra te pakuptueshem, emra te grupe te huaja, te skuadrave te vendit apo te huaja. As ata usera qe s’kane email serioz qe nuk e perdorin ne jeten e perditshme dhe qe nuk i njeh stafi apo udheheqja e grupit se kush jane – nuk do te pranohen!!!

Drejt shkrimi do te kene shume numer i kufizuar anetaresh, perparesi do te kene anetaret e nen-grupeve, kryesoret prej tyre qe kanv ndikim ne tifozeri dhe e nen-kuptojne mentalitetin, por edhe Plisa tjere qe s’jane anetare te nen-grupeve, por qe i njeh stafi apo udheheqja e grupit.

Ndalohen fotot ne avatar qe s’jane simbole te qytetit, grupit, skuadres tone dhe qe s’kane lidhje me jeten e tifozerise ne bote, apo qe ajo foto devijon qellimin e saj.

Ky forum do te jete shprehja publike e “politikes se grupit” tone te Plisave. Do te permiresoje imazhin e nen-grupeve e me te edhe te komplet grupit – Plisat. Do te jap leje apo do te ndalojë se cfare transparentesh mund te bejne nen-grupet, cka ju ndalohet dhe çka ju lejohet. Forumi do te jete site me plot kuptimin e fjales te permiresimit te imazhit ne tribune dhe avancimit te metutjeshem te imazhit. Do te permiresohen devijimet dhe do te ndihmohet mentaliteti ekskluziv i tifozerise.

Rreptesisht do te ndalohet çdo fenomen propagande i çdo aspekti tjeter pervec tifozerise, pervec nese per nje gje te tille vendos udheheqja e grupit.

Ne fund, forumi do te sherbeje vec ne edukimin, permiresimin, perparimin dhe imazhin e komplet grupit tone.

Urojme fat ta arrijme kete qellim qe i kemi vene vetes perpara.

Miratimin e pranimit te juaj ne forum e konfirmon apo e refuzon pas analizes se KUSH JENI? stafi dhe udheheqja e grupit.

 
cron